Telegrafi

Dy mungesa të mëdha në listën e Spanjës së Enriques për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Anglisë dhe Kroacisë  

Iago Aspas është thirrur në skuadrën e Spanjës për ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Kroacisë pas një dëmtimi të Diego Costas, ndërsa yjet tjera të gjithë janë në listë, përveç mbrojtësit Jordi Alba.

Sulmuesi i Celta Vigos ishte lënë jashtë skuadrës së parë prej 23 futbollistëve të Spanjës së Luis Enriques.

Enrique zgjodhi të ftojë Alvaro Moratan e Chelseat, ndërsa Rodrigo Moreno i Valencias mbajti vendin e tij.

Lexo po ashtu Luis Enrique, trajner i ri i Spanjës

31-vjeçari Aspaserdhi në listë në vend të Costas së lënduar dhe ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një në barazimin e minutës së fundit kundër Marokut në Kupën e Botës këtë verë.

Aspas ishte golashënuesi më i madh spanjoll në La Liga sezonin e kaluar me 23 gola në 37 paraqitje.

Lexo po ashtu Anglia luan në Ligën e Kombeve ndaj Zvicrës dhe Spanjës, Southgate publikon listën e futbollistëve të ftuar

Ndryshe, Spanja do të luaj ndaj Anglisë më 8 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Kroacinë.

Portierët: De Gea, Kepa, Pau Lopez

Mbrojtësit: Carvajal, Azpilicueta, Albiol, Nacho, Ramos, Llorente, Inigo Martinez, Alonso, Gaya

Mesfushorët: Busquets, Sergi Roberto, Rodri, Saul, Thiago, Ceballos, Isco

Sulmuesit: Asensio, Morata, Aspas, Suso, Rodrigo

/Telegrafi/