Site icon Telegrafi

Dy motoçiklistë përleshen fizikisht në pistë në Kosta Rikë

(Foto: Screenshot/YouTube/Le Huffington Post)

Kampionati kombëtar i motoçiklizmit në Kosta Rikë zakonisht nuk tërheq vëmendjen e publikut anekënd botës.

Mirëpo, kjo gjë ka ndryshuar, pasi dy motoçiklistë janë pezulluar për dy vite pas një përplasje të pazakontë në pistë.

Jorge Martinez dhe Marion Calvo janë dy garuesit e përfshirë në incident, me ç’rast, Martinez fillimisht kishte hipur në motoçikletën e Calvos.

Më pas, kur është ndalë motoçikleta ka nisur edhe përleshja me grushte ndërmjet tyre.

Ky veprim i ka shkelur rregullat e degës latino-amerikane të Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit që i ka dënuar dy motoçiklistët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9PqjwnI0wtE

Exit mobile version