Mbajtja e tensionit të gjakut në 120/80 parandalon sulmet në zemër dhe goditjet në tru, plus rrit imunitetin, të gjitha të mirat!
Studiuesit e Universitetit Columbia thonë se shqetësimet e vazhdueshme mund të shkaktojnë që tensioni i gjakut të mbetet i lartë. Për të mbajtur arteriet të qeta dhe tensionin e gjakut të ulët, edhe në ditët kur nuk do të ndiheni të qetë, provoni këto truqe plotësisht natyrale.
Përdorni vajin e susamit
Shtoni dy lugë vaj susami në dietën tuaj të përditshme (në mënyrë ideale, në vend të yndyrave më pak të shëndetshme) dhe tensioni i gjakut tuaj mund të bjerë, plus ju mund të humbni deri në gjashtë kilogramë në tre muaj!
Studiuesit e Universitetit të Arkansas thonë se vaji i susamit përmban një përbërës të rrallë për forcimin e metabolizmit që i mban enët e gjakut të qeta edhe kur nivelet e stresit rriten!
Anashkaloni pijet e gazuara
Ndërroni dy pije të gazuara me një çaj të ftohtë pa sheqer: i zi ose i gjelbër dhe tensioni i gjakut tuaj mund të ulet këtë verë, thonë studiuesit e Harvardit. Kjo për shkak se pija e gazuar përmban doza të mëdha të natriumit dhe sheqerit që e rritin presionin e gjakut, derisa çaji i relakson arteriet.
/Telegrafi/