Manchester United ka emëruar tashmë edhe zyrtarisht Ruben Amorim si trajnerin e tyre të ardhshëm, duke zëvendësuar Erik ten Hag të shkarkuar së fundmi.
Amorim ka rënë dakord për një marrëveshje me Djajtë e Kuq, e cila do të mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi.
Qasja taktike e Amorimit mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në formacionin e United, pasi taktikat e Ten Hag nuk kryen punë.
Trajneri portugez ka arritur sukses me sistemin e tij të preferuar 3-4-3, duke shfrytëzuar mbrojtësit e krahut, i cili mund të adoptohet në Old Trafford.
It’s done.
Bem-vindo ao Manchester United, Ruben Amorim 🇵🇹🤝🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 1, 2024
Opsioni 1: Formacioni 3-4-3
Në sistemin 3-4-3, Amorim do të zgjidhte në portë Andre Onanan, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohej nga Leny Yoro, Matthijs de Ligt dhe Lisandro Martinez.
Në krahët e mesfushës do të luajnë njëri mes Noussair Mazraoui apo Diego Dalot dhe Luke Shaw, ndërsa në qendër të mesfushës Kobbie Mainoo dhe Manuel Ugarte.
Rasmus Hojlund pritet të jetë në qendër të sulmit, i ndihmuar nga Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.
Opsioni 2: Formacioni 4-2-3-1
Në disa ndeshje, Amorim mund të zgjedhë një qasje më konvencionale me katër prapa, ku para Onanas do të luanin Mazraoui/Dalot, De Ligt, Lisandro dhe Shaw.
Mesfusha do të krijohej nga Ugarte, Mainoo dhe Bruno, ndërsa Hojlund do të ndihmohej nga Amad Diallo dhe Rashford.
Ajo që vërehet tek dy formacionet e mundshme të Amorim është mungesa e sulmuesit të talentuar anësor, Alejandro Garnacho, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm me Ten Hag.
Një mungesë tjetër që vërehet është ajo e sulmuesit të transferuar në verë, Joshua Zirzkee. /Telegrafi/