Richard “shox” Papillon njoftoi në transmetimin e tij krijimin e një ekipi të ri me qëllim kualifikimin për BLAST.tv Paris Major.
Veterani francez u ribashkua me ish shokun e skuadrës Edouard “SmithZz” Dubourdeaux për të formuar një ekip të ri.
Pjesë e ekipit do të jenë edhe tre lojtarë tjerë të cilët nuk janë aq të famshëm sa dyshja veterane.
Lojtari i parë të cilin e zbuloi shox ishte, Jeremy “Kursy” Gast i cili do të luajë në rolin e snajperistit.
Pjesë e këtij ekipi gjithashtu do të jetë edhe ish lojtari i ekipit LDLC, Ryan “Neityu” Aubry si dhe Paul “day0s” Niel i cili më shumë njihet për lojën e tij në platformën FACEIT si dhe transmetimet e tij në Twitch.
Ekipin do ta ndihmoj gjithashtu Boris “flex0r” Latry, i cili do të jetë në rolin e asistent trajnerit.
Ndërkaq ende nuk dihet emri i ekipit, apo organizata për të cilën do të luajnë.
Ky është formacioni i ekipit të ri francez:
Richard “shox” Papillon
Edouard “SmithZz” Dubourdeaux
Jeremy “Kursy” Gast
Ryan “Neityu” Aubry
Paul “day0s” Niel
/Telegrafi/