Telegrafi

Dy lojtarët më të mirë në botë s1mple dhe ZywoO bashkohen për turneun bamirës të CS:GO nga Na’Vi

Natus Vincere ka shpallur BORN TO BE BRAVE , një turne bamirësie i organizuar për të festuar ditëlindjen e trembëdhjetë të organizatës.

Ngjarja synon të ofrojë mbështetje për UNITED24 , një organizatë e nisur nisur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të financuar blerjen e pajisjeve mjekësore për spitalet e vendit.

BORN TO BE BRAVE do të zhvillohet me datën 22 dhjetor, ku do të marrin pjesë skuadra të përziera të përbëra nga lojtarë të ndryshëm nga ekipet si: Na’Vi, FaZe, Astralis, Liquid, fnatic, ENCE, BIG, Vitality dhe MOUZ.

Ekipet do të përbëhen nga lojtarë që luajnë të njëjtin rol në lojë ‘TEAM ONE SHOT’ do të dalë në fushë me pesë snajperist, ‘TEAM RUSH A RUSH B’ do të përbëhet vetëm nga liderë brenda lojës, dhe ‘TEAM U SHALL NOT PASS’ dhe ‘TEAM GO KILL’ do të përbëhet nga lojtarë mbështetës dhe pushkatarë.

Oleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev dhe Mathieu “⁠ZywOo⁠” Herbaut janë dy nga lojtarët e konfirmuar deri më tani, pjesëmarrësit e tjerë do të shpallen më 17 dhjetor së bashku me ekipet e ndara.

/Telegrafi/