Site icon Telegrafi

Dy lojtarët nga Kosova do të garojnë në njërin nga turnetë më të mëdhenj të PUBG

Ndonëse video-loja PlayerUnknown’s Battlegrounds nuk është aq e përfolur në vendin tonë, ngjarje të shumta profesionale organizohen anë e mbanë botës.

Dyshja nga Kosova, Raif “rappha” Brajshori nga Prishtina dhe Eron “pheronica7” Haxhimehmeti nga Mitrovica kanë arritur që të bëhen pjesë e njërit nga turnetë më të rëndësishëm të PUBG.

Edhe pse me shumë vështirësi, përmes turneve kualifikues, rappha dhe pheronica7 së bashku me skuadrën e tyre mForce, janë kualifikuar në turneun PUBG EMEA Championship: Spring.

Në këtë turne do të garojnë skuadra nga tri rajone siç janë: Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Skuadra e dyshes nga Kosova, janë e vetmja skuadër nga Ballkani që është kualifikuar për në këtë turne të rëndësishëm.

Në garë do të jenë 16 skuadrat më të mira nga tri rajonet e lartpërmendura, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Turneu do të fillojë me datën 24 mars, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të PUBG_Battlegrounds.

Gjithashtu tri skuadrat më të mira të këtij turneu, do të sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin e madh të PUBG, ku ndahen çmime në vlerë prej 3 milion dollarësh.

Turneu do të fillojë me datën 24 mars, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të PUBG_Battlegrounds. /Telegrafi/

Exit mobile version