Telegrafi

Dy lojtarët danezë roeJ dhe nicoodoz janë bërë pjesë e ekipit të CS:GO fnatic

Fnatic kanë siguruar transferimin e dyshes daneze, Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi dhe Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen nga ekipi Copenhagen Flames për sezonin e ardhshëm, njoftoi organizata në Twitter.

Pas rezultateve jo të mira, ekipi me bazë në Londër, fnatic, është duke provuar mundësi të reja për të arritur nivelin që e kishte ekipi vite më parë.

Dyshja roeJ dhe nicodooz të cilët me Copenhagen Flames ishin në listën e tetë ekipeve më të mira të turneut Major, vijnë në ekip pas largimit të lojtarëve poizon dhe ALEX.

Fnatic kohë më parë kishte deklaruar se do të ndërtojnë skuadrën e re, rreth veteranit krimz dhe lojtarit tjetër mezii.

Ekipi fnatic tani kanë vetëm një lojtar më pak përpara debutimit të tyre të planifikuar në Kampionatin e Kupës Pinnacle 2022 që fillon më 8 qershor.

Kjo është përbërja e re e ekipit fnatic:

Freddy “KRIMZ” Johansson

William “⁠mezii” Merriman

Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen

/Telegrafi/