Site icon Telegrafi

Dy lojtar janë larguar nga skuadra e legjendarit të CS:GO shox

(Foto: HLTV)

Edouard “⁠SmithZz⁠” Dubourdeaux dhe Paul “⁠day0s⁠” Niel nuk janë më pjesë e ekipit të quajtur Nakama.

Skuadra franceze zgjati pak më shumë se një muaj përpara se dy lojtarët të largoheshin për shkak të dështimit të tyre për t’u kualifikuar për BLAST.tv Paris Major Europe RMR në fillim të shkurtit.

Në ekipin Nakama pas largimit të dy lojtarëve kanë mbetur Richard “⁠shox⁠” Papillon dhe dy të rinjtë Ryan “⁠Neityu” Aubry dhe Jeremy “⁠Kursy” Gast, ndërsa nuk dihet se kush do t’u bashkohet në të ardhmen.

Day0s u largua nga skuadra pasi sipas një deklarate të tij në Twitter, ai nuk mund të përshtatej me stilin e lojës, ndërsa SmithZz nuk ka dhënë njw deklaratë të detajuar.

Ata duhet të gjejnë një zgjidhje në ditët në vijim pasi skuadra franceze do të garojë në ESL Championnat National Spring 2023, së bashku me skuadra si Falcons, HEET dhe GenOne.

Ky është formacioni i Nakama pas largimit të day0s dhe SmithZz:

Richard “Shox” Papillon

Jeremy “Kursy” Gast

Ryan “⁠Neityu” Aubry

/Telegrafi/

Exit mobile version