Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë javë që shkoi, ndërsa tani po mendohet për pasardhësin e tij.
Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë ftuar nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.
‘GazetaBlic’ ka siguruar një dokument ku shihet se LRF e Gjilanit dhe LRF e Prizrenit kërkojnë që kryetari i ri i FFK-së të zgjidhet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë boshllëk institucional.
Sikurse Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit ashtu edhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë propozuar Agim Ademin për kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vendimin nga LRFP e kanë marrë përfaqësuesit e KF Opojës, KF Ballkanit dhe KF Lirisë.
Agim Ademi është pjesë e FFK-së tash e disa vite. /Telegrafi/