Site icon Telegrafi

Dy legjendat suedeze flusha dhe JW rikthejnë ekipin e CS:GO Eyeballers

Tri herë fituesit e turneve Major, Jesper “⁠JW⁠” Wecksell dhe Robin “⁠flusha⁠” Ronnquist, bashkuan forcat për të ringjallur emrin ikonë që daton nga 1998 dhe ka një histori në video-lojën Counter-Strike si dhe Quake.

Kohë më parë flusha dhe JW kishin krijuar ekipin Hellslayers, ku të gjithë lojtarët e këtij ekipi janë suedezë.

Me mbështetjen e sponsorëve të shumtë, Eyeballers  do të shpresojnë të kenë një ndikim më të madh në skenë duke ecur përpara.

Për momentin, ekipi suedez renditen në vendin e 141 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa do të garojnë në finalet e Svenska Elitserien Spring LAN në Stokholm më 10-11 qershor.

Ky është formacioni i ekipit Eyeballers:

Jesper “JW” Wecksell

Robin “⁠flusha” Ronnquist

Anton “Sapec” Palmgren

Casper “SHiNE” Wennerberg Leo

Leo “Svedjehed” Svedjehed

/Telegrafi/

Exit mobile version