Telegrafi

Dy largime nga Voska Sport, Fatih Ismaili dhe Besar Iseni ndahen me ekipin shqiptar

Dy largime te skuadra Voska Sport. Dy futbollistët nga Shkupi, Fatih Ismaili dhe Besar Iseni janë larguar nga ekipi shqiptar i Ohrit që këtë vit po garon për herë të parë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtarë nga klubi, dyshja ka vendosur të largohet dhe nuk do të jenë pjesë e ekipit në vijim të sezonit.

Mbrojtësi Ismaili u transferua te Voska Sport nga Rabotniçki i Shkupit këtë verë dhe pas gjashtë muajve të kaluar në Ohër, largohet nga Voska.

Gjithashtu edhe mesfushori Besar Iseni u bë pjesë e Voskës në merkaton e verës, duke lëvizur nga Ferizaji i Kosovës.

Iseni më herët ka qenë pjesë e Egnatias, Shkupit dhe Vardarit, përderisa mbrojtësi Ismaili gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkupin, Rabotniçkin dhe Gostivarin.

Të dy futbollistët tashmë janë të lirë dhe në merkaton e janarit do të kërkojnë një ambient të ri për të vazhduar karrierat e tyre, teksa Voska Sport do ti duhet të merr përforcime për të zëvendësuar dy të larguarit./Telegrafi/