Pjesa e parë mes Europas dhe Dukagjinit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, në ndeshjen kthyese të fazës së parë eliminatore për Ligën e Konferencës.
Një ndeshje e ashpër nga të dy skuadrat në start, ku secila kërkonte dominimin.
Dukagjini arriti të kalojë i pari në epërsi me Eljesa Zulfiun që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të (1-0).
Iljasa Zulfiu/Ilaz Zylfiu doubles the aggregate lead from the spot!
📽️ @Sohaib_That https://t.co/yJICY2GMNE— Football Report (@FootballReprt) July 20, 2023
Në minutën e 29-të të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë veta në fushë, pasi që Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq.
Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 38-të me Alberto Quintana që shënoi po ashtu nga pika e bardhë për 1-1.
Alberto Quintana halves the aggregate deficit from the spot
📽️ @Sohaib_That https://t.co/xGWEOIDvxQ— Football Report (@FootballReprt) July 20, 2023
Në këtë pjesë të parë të dy skuadrat kishin nga tri goditje në portë, ndërsa kishte edhe 10 minuta shtesë.
Dukagjini pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 është në epërsi me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. /Telegrafi/