Site icon Telegrafi

Dy grupe emigrantësh qëllojnë me armë mbi njëra-tjetrën në Serbi

Dy grupe emigrantësh u përleshën në Horgosh të Serbisë, duke qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit në orët e hershme të mbrëmjes, njoftoi portali i internetit i Vojvodinës, Szabad Magiar Szo (SMZ).

Shtohet se të shtëna nga automatikët janë dëgjuar gjatë mbrëmjes dhe pas orës 19:00, teksa qytetarët prisnin që fëmijët të ktheheshin nga shkolla ose po shkonin në mësimet e vallëzimit popullor.

Është publikuar një video nga një kamerë vëzhgimi në rrugën “Bela Bartoka”, ku shihen rreth pesëmbëdhjetë persona me kapuç, disa prej të cilëve mbajnë “Kallashnikov”, duke ecur përgjatë trotuarit “pak para orës 18:00”.

Gjithashtu në një video të publikuar nga grup në Facebook dëgjohen disa breshëri të armëve automatike, raporton N1.

Emigrantët kryesisht qëndrojnë në rrugën Bela Bartoka, në rrugën që të dërgon në kufirin me Hungarinë.

Një javë më parë është mbajtur një takim në Horgosh, ku qytetarët “e kanë bërë të qartë se në fshatin kufitar ka mijëra emigrantë, krimi po lulëzon dhe nuk ka polici në fshat”. /Telegrafi/

Exit mobile version