Telegrafi

Dy gola të shpejtë nga Prishtina përballë FC Europas

Prishtina ka kaluar shpejtë në epërsi në duel me skuadrën nga Gjiblartari, Europa FC.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka arritur të fitojë një penallti vetëm pas 10 minutave lojë.

Ishte sulmuesi Basit Khalid që u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte kapiteni Armend Dallku që shënoi për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë Prishtina arriti ta shënonte edhe golin e dytë në këtë sfidë nëpërmjet Gauthier Makendas për 2-0.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi pa fitues 1-1. /Telegrafi/