Telegrafi

Dy gola të shpejtë nga Bayerni, Robben shënon eurogol (Video)

Arjen Robben ka arritur ta shënoi një gol të mrekullueshëm për ta zhbllokuar rezultatin në ndeshjen Bayern – Wolfsburg.

Holandezi shënoi gol pas 18 minutave lojë, kur pranoi një top në anën e djathtë dhe me të majtën mposhti portierin mysafir.

Ndërkohë golin e dytë në ndeshje e shënoi Robert Lewandowski pas katër minutave.

Aktualisht Bayerni ndodhet në pozitën e parë pasi RB Leipzig po humb 1-0 ndaj Ingolstadt. /Telegrafi/