Telegrafi

Dy gola të shpejtë nga Bayerni, realizojnë Ribery dhe Lewandowski (Video)

Getty Images

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi kundër Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në kampionatin gjerman.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes që po zhvillohet në Allianz Arena, bavarezët e gjetën rrjetën.

Philipp Lahm dërgoi një top drejt qendrës ku e priste Franck Ribery dhe goditja e tij përfundoi në portë (4’).

Goli i dytë u shënua nga Robert Lewandowski, i cili u tregua fantastik nga gjuajtja e lirë (10’). /Telegrafi/