Bayern Munichu ka kaluar në epërsi kundër Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në kampionatin gjerman.
Pak minuta pas fillimit të ndeshjes që po zhvillohet në Allianz Arena, bavarezët e gjetën rrjetën.
Philipp Lahm dërgoi një top drejt qendrës ku e priste Franck Ribery dhe goditja e tij përfundoi në portë (4’).
Goli i dytë u shënua nga Robert Lewandowski, i cili u tregua fantastik nga gjuajtja e lirë (10’). /Telegrafi/