Site icon Telegrafi

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Borussia Dortmund – PSG, golit të Neymar i kundërpërgjigjet Haaland për epërsinë e gjermanëve

Ndeshja në mes të Borussia Dortmund dhe PSG është ndezur brenda pak minutave, ku rezultati aktualisht është 2-1.

Erling Haaland ia dha epërsinë gjermanëve në minutën e 69-të të takimit, ku një top i kthyer nga portieri u ndal para këmbëve të tij, e ky i fundit e shtyu në rrjetë.

Por nuk vonoi shumë dhe Neymar barazoi shifrat në minutën e 75-të. Një aksion individual i Mbappe nga e djathta ku kaloi tre lojtarë gjerman, për të pasuar për Neymar që shënoi në portën e zbrazët (1-1).

 

Por Haaland e ktheu menjëherë epërsinë e Dortmund vetëm pas dy minutash (2-1).

Goli erdhi nga një goditje e fortë nga jashtë zonë e norvegjezit për të shënuar një super gol.

 

Ky është goli i 11-të i Haaland në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version