Në mënyrë spektakolare ka nisur ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, e vlefshme për të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Nuk kaluan as dy minuta lojë dhe rezultati u zhbllokua. Ishin danezët ata që shënuan të parët.
Pas një tollovie në zonë, Mathias Jorgensen u gjend më së miri duke arritur ta dërgojë topin në rrjetë.
Mirëpo, gëzimi i skandinavëve zgjati vetëm dy minuta, meqenëse skuadra ballkanike e barazoi rezultatin.
Ishte Mario Mandzukic futbollisti, i cili në minutën e katërt të takimit i nivelizoi shifrat.
Është ky një fillim fantastik i kësaj ndeshjeje të madhe, në të cilën pritet një lojë mjaft dinamike dhe interesante. /Telegrafi/