Telegrafi

Dy gola të shpejtë në ‘Elbasan Arena’, ukrainasit shënojnë të parët Skënderbeu kundërpërgjigjet me Lilajn (Video)

Ka nisur furishëm ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit.

Skuadra ukrainase ka kaluar e para në epërsi nëpërmjet mesfushorit ofensivë Tsygankov në minutën e 16-të pas asistimit nga Morozyuk.

Por vetëm një minutë më vonë ka ardhur edhe reagimi i klubit shqiptar.

Ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Sabjen Lilaj që shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.

Skënderbeu do të kërkoj fitoren nga kjo përballje për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. /Telegrafi/