Telegrafi

Dy gola të shënuar në çastet e fundit të ndeshjes, Man Utd ndalet me barazim nga Brentfordi

Manchester United ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e mbushur me raste shënimi për të dyja anët, por që mungoi finalizimi i aksioneve.

Vendasit patën tri mundësi shënimi me anë të Ivan Toney (24’ dhe 35’) dhe Zanka (33’) i cili me kokë goditi shtyllën.

“Djajtë e Kuq” në anën tjetër rrezikuan vetëm një herë në pjesën e parë me anë të Bruno Fernandes (3’) por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Në pjeësn e dytë rastet më të mira për gol i takuan Brentfordit, ndërsa dy gola u shënuan krejt në fund të takimit.

Mason Mount (97’) arriti që të realizojë për 1-0 pas asistimit të Casemiro duke finalizuar për mrekulli aksionin.

Teksa dukej se “Djajtë e Kuq” do të rrëmbenin tri pikë nga ky takim, Kristoffer Ajer (99’) shënoi për 1-1 pas asistimit të Ivan Toney.

Man Utd tani gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë të grumbulluara, ndërsa xhiron e ardhshme do të luajë në udhëtim ndaj Chelseat./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore