Site icon Telegrafi

Dy gola të bukur për tre minuta në Gjermani-Angli (Video)

Dy gola për tre minuta u realizuan në takimin Gjermani- Angli.

Fillimisht, Mario Gomez ka ngritur epërsinë e kombëtares gjermane kundër Anglisë.

Sulmuesi shtatgjatë realizoi një gol me kokë në minutën e 57-të të takimit pas një harkimi të saktë të Sami Khediras, transmeton Telegrafi.

Harry Kane iu përgjigj golit të Gomez në minutën e 60-të të ballafaqimit pas një solo aksioni brenda zonës së rreptësisë së gjermanëve.

Golin e parë për kampionët botëror e shënoi Toni Kroos, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. /Telegrafi/

2-0: Gomes shënon, Khedira asiston.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26

2-1: Harry Kane ngushton epërsinë e Gjermanisë me një gol që rrallë herë shikohet.Fantastik anglezi 🙂

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26

Exit mobile version