Janë shënuar dy gola të shpejt në sfidën e San Paolos mes Napolit dhe Lazios.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit napolitan me anë të mesfushorit sllovak, Marek Hamsik.
Kapiteni i Napolit shënoi një gol të bukur në minutën e 52-të pasi mori një top nga Fhazi Ghoulam.
Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë erdhi goli i barazimit i cili u shënua nga Keita Balde.
Sulmuesi senegalez shënoi në minutën e 54-të pas asistimit të Marco Parolos. /Telegrafi/
https://twitter.com/Diego21Garcia/status/795009574151581696
https://twitter.com/Football__live_/status/795009766837878784