Skuadra zvicerane St Gallen ka arritur një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Lugano.
Gjelbër e bardhët fituan në udhëtim me rezultat të ngushtë 3-2.
Kjo fitore për St Gallenin erdhi pas formës së mirë të dy futbollistëve shqiptarë, Albian Ajeti dhe Albert Bunjaku që shënuan gola.
Lugano kaloi në epërsi me golin e Ezgjan Alioskit, ndërsa në minutën e 43-të ishte Albian Ajeti që barazoi rezultatin.
Me të filluar pjesa e dytë, në fakt në minutën e 58-të, reprezentuesi i Kosovës, Albert Bunjaku shënoi për epërsinë e St Gallen 1-2.
Pas kësaj fitore, St Gallen është ngritur në pozitën e nëntë në elitën e futbollit zviceran me 14 pikë të tubuara. /Telegrafi/