Dy gjyqtare gra janë vrarë nga persona të armatosur të panjohur në një pritë herët të dielën në kryeqytetin e Afganistanit.
Sulmi ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ndodhi ndërsa ata po vozisnin për në punë, tha Ahmad Fahim Qaweem, një zëdhënës i gjykatës. Policia e Kabulit konfirmoi sulmin.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe zëdhënësi i grupit të armatosur të talibanëve, Zabihullah Mujahid tha se grupi nuk ishte përgjegjës, raporton aljazeera.
Dhuna është rritur në të gjithë shtetin afgan në muajt e fundit, megjithë bisedimet e vazhdueshme të paqes midis Talibanëve dhe qeverisë – veçanërisht në Kabul ku një prirje e re e vrasjeve në shënjestër e drejtuar figurave të profilit të lartë ka mbjellë frikë në qytet.
Sulmi i fundit vjen dy ditë pasi Pentagoni njoftoi se uli nivelet e trupave amerikane në Afganistan në 2,500, më e ulta në gati dy dekada. /Telegrafi/