Telegrafi

Dy gjigantë evropianë po luftojnë për shërbimet e Frenkie de Jong, Barcelona ul ndjeshëm çmimin e tij

Bayern Munich dhe Manchester United kanë hyrë në garë për Frenkie de Jong i cili pritet të largohet nga Barcelona këtë verë.

De Jong ka qenë i lidhur me Manchester United për pjesën më të madhe në dy afatet e fundit kalimtare.

Sipas Relevo, në garë është futur edhe Bayern Munich që e do me çdo kusht holandezin.

De Jong kishte refuzuar Man United për të qëndruar në Barcelonë, por periudha e tij te gjigantët katalanas, ka qenë me ulje ngritje.

Barça ka problemet e veta si brenda dhe jashtë fushës, me Xavi që do të largohet në fund të këtij edicioni.

Për shkak të kufizimeve financiare, De Jong do të shitet për 60 milionë euro– shumë më pak se 105 milionë euro që Barça kishte kërkuar më parë.

Lexo po ashtu Barcelona në hall të madh, pesë lojtarë të rëndësishëm mund ta humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale në LK

Man United duhet të përforcojë disa pozicione këtë verë, por vendimi përfundimtar do t’i mbetet Sir Jim Ratcliffe. /Telegrafi/