Shumë pak njerëz mund të mendojnë se mund të bëni gabime edhe gjatë dushit, por faktikisht janë disa rregulla të cilave duhet t’u përmbaheni për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme.
Telegrafi ju sjellë dy gabimet më të zakonshme që i bëjmë gjatë dushit.
Pastrohemi me ujë shumë të nxehtë
Uji i nxehtë e bën lëkurën të thatë dhe të krisur. Veç kësaj, uji i nxehtë largon më shumë se ç’duhet yndyrë të lëkurës, duke e lënë atë të pambrojtur, dhe duke e bërë më të prirë ndaj inflamacionit dhe pezmatimeve tjera.
Shpenzoni shumë kohë në dush
Sikurse me ujë të nxehtë, edhe kalimi i gjatë i kohës në dush shkakton kruarje dhe pezmatime të ndryshme.
Koha optimale për t’u pastruar është rreth 10 minuta. /Telegrafi/