Telegrafi

Dy gabime nga United dhe Watford merr tri pikë të mëdha në Ligën Premier

Watford vs Manchester United (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Watfordi e ka mposhtur 2-0 Manchester Unitedin në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën David de Gea ishte fytyra më tragjike e takimit.

Në 45 minutëshin e dytë, vendasit arritën të shënonin dy gola, fal gabimit të portierit spanjoll.

Watford vs Manchester United (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 50-të kur Ismaila Sarr shënoi golin e epërsisë me një asistim të Christian Kabasele, por që u ndihmua shumë nga De Gea që nuk arriti ta kapte topin nga ajo goditje e plogësht.

Katër minuta më vonë, Watfordi fitoi një penallti, e atë e konvertoi në gol Troy Deeney.

Watford vs Manchester United (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer tentoi me disa zëvendësime që ta barazonte së paku rezultatin, mirëpo vendasit ishin tejet të disponuar për lojë dhe në fund morën tri pikë.

Pas javës së 18-të, Manchester United gjendet në vendin e tetë me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të do të takohet me Newcastlen. /Telegrafi/