Kampionati elitar i Zvicrës është drejt përfundimit të edicionit 2015/16.
E njëra nga skuadrat më të mëdha në Zvicër, Luzerni është në garë për të shkuar në Ligën e Evropës dhe natyrisht për këtë sukses merita të mëdha kanë edhe dy futbollistët, Hekuran Kryeziu dhe Jahmir Hyka.
Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka kanë nevojë për ndihmën tuaj, për t’i votuar si më të mirët e vitit në Luzern.
Mesfushori 23-vjeçar Kryeziu ka pranuar ftesën e Kosovës dhe debutimin e tij e ka bërë ndaj Shqipërisë, ndërsa ai këtë edicion ka luajtur 26 ndeshje duke shënuar një gol dhe duke dhuruar pesë asistime me fanellën e Luzernit.
Ndërkohë Hyka 28-vjeçar ka luajtur 31 ndeshje duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Për t’i ndihmuar dhe votuar futbollistët duhet të klioni mbi foton pasi ta hapni linkun.
Klikoni KËTU dhe votoni. /Telegrafi/