Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në “facebook”, të enjten mbrëma.
Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.
Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek, ndërsa klubi iu ka uruar shërim të shpejt.
“Në emër të Ballkanit, respektivisht presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të shkollës së futbollit si dhe trajnerëve, u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit. Qëndroni të fortë kampionë”, ka njoftuar klubi i Ballkanit.
/Telegrafi/