Telegrafi

Dy formacionet e forta me të cilat mund të luajë Tottenhami, pasi Conte po ndërton një skuadër fantastike

(Fotomontazh: talkSPORT/Getty)

Tottenham Hotspur e ka kompletuar transferimin e gjashtë të kësaj vere duke siguruar shërbimet e Djed Spence mëngjesin e të martës.

Bordi i klubit është duke e mbështetur plotësisht trajnerin Antonio Conte dhe po ia plotëson kërkesat për lojtarë.

Ivan Perisic, Fraser Forster, Yves Bissouma, Richarlison e Clement Lenglet, janë pesë emrat tjerë që iu bashkuan Spursave këtë verë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami prezanton Djed Spencen

Ekipi i parë

(Foto: talkSPORT)

Ky pritet të jetë formacioni startues i Contes në edicionin 2022/2023.

Treshja e sulmit e përbëra nga Harry Kane, Heung-min Son e Dejan Kulusevski, është treguar efektive në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Transferi i ri, Bissouma, i bashkohet Rodrigo Bentancurit në qendër të mesfushës, derisa Perisic e Spence mund të operojnë në krahë (si mbrojtës krahu dhe si mesfushorë varësisht nga situata, në të cilën ndodhet skuadra).

Conte preferon të luajë me tre qendërmbrojtës dhe ka shumë opsione për të zgjedhur. Ben Davies, Eric Dier dhe Cristian Romero pritet të jenë zgjedhja e trajnerit. Në portë është padyshim Hugo Lloris.

Lexo po ashtu Harry Kane flet për mundimet që po ia bën Conte futbollistëve të Tottenhamit, por thotë se janë të lumtur me italianin

Skuadra rezervë

(Foto: talkSPORT)

Njëmbëdhjetëshja e dytë nuk ka aq emra të mëdhenj sikurse ekipi i parë, por shumë klube nga Liga Premier do të dëshironin t’i kishin në skuadrat e tyre.

Richarlison, Troy Parrott dhe Lucas Moura, janë treshja e sulmit.

Pierre-Emile Hojbjerg e Oliver Skipp janë në qendër të mesfushës, derisa Ryan Sessegnon e Matt Doherty mudn të luajnë në krahë.

Joe Rodon, Davinson Sanchez dhe Lenglet, e përbejnë treshen mbrojtëse, kurse në portë është Forster. /Telegrafi/