Manchester United është afër të emërojnë një drejtor ekzekutiv dhe drejtor sportiv të ri në ditët në vijim.
United njoftoi këtë javë largimin e drejtorit ekzekutiv Richard Arnold.
Tani, Foot Mercato raporton se ish-shefi i futbollit të Juventusit dhe PSG-së, Jean-Claude Blanc, pritet të konfirmohet si drejtori ekzekutiv i United. Aktualisht Blanc është pjesë e ekipit menaxherial të INEOS.
Dhe Paul Mitchell gjithashtu pritet të konfirmohet si drejtor sportiv. Mitchell është i lirë pasi u largua nga Monaco në fund të sezonit të kaluar. Aktualisht ai jeton përsëri në Manchester.
Santi Aouana i Foot Mercato raporton: “Jean Claude Blanc pritet të bëhet drejtori i ri ekzekutiv i Manchester United, pasi të përfundojë blerja e aksioneve të Jim Ratcliffe”.
“MU gjithashtu dëshiron Paul Mitchell. Ish-menaxheri i Monacos është gati të nënshkruajë, por disa detaje ende duhet të përfundojnë”
“United ka mbajtur gjithashtu diskutime me Michael Edwards”, ka raportuar Aouana. /Telegrafi/