Telegrafi

Dy ekipet më të mira në botën e CS:GO FaZe dhe Na’Vi do të përballen në finalen e turneut më të madh të CS:GO – PGL Antwerp Major

Sot (e diel) do të zhvillohet finalja e turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku do të ndeshen dy skuadrat më të mira të botës në CS:GO për momentin, FaZe dhe Na’Vi.

Të dyja ekipet kanë treguar lojëra fantastike gjatë këtij turneu Major, Na’Vi të cilët po mundohen ta fitojnë turneun e dytë Major radhazi, dhe FaZe me veteranin karrigan që po mundohen të fitojnë Majorin e tyre të parë.

Në ndeshjet e gjysmëfinales, FaZe mposhti ekipin Spirit, ndërsa Na’Vi mposhti ekipin ENCE.

(Foto: PGL)

Ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 20:00, ku të dyja ekipet do të garojnë për çmimin e vendit të parë, prej 500.000 dollarë.

Turneu i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pritet të jetë i mbushur plotë me shikues në sallën e sporteve Antwerp Sportpaleis.

Të gjithë sytë do të jenë nga tre lojtarët që kanë treguar lojë fantastike gjatë këtij turneu, dhe kanë statistikat më të mira nga formacionet e të dyja ekipeve.

(Foto: PGL)

Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev i cili është i pari me statistika gjatë turneut PGL Antwerp Major, me vlerësimin nga HLTV 1.28

Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy i cili renditet i dyti me vlerësimin nga HLTV 1.26.

Dhe në vendin e pestë renditet, Havard ‘rain’ Nygaard, me vlerësimin nga HLTV 1.19.

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, duke filluar nga ora 20:00.

Këto janë formacionet e dy ekipeve finaliste:


Na’Vi

Oleksandr “s1mple” Kostyliev

Denis “electroNic” Sharipov

Kirill “Boombl4” Mikhaylov

Ilya “Perfecto” Zalutskiy

Valerii “b1t” Vakhovskyi


FaZe

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen

Helvijs “⁠broky⁠” Saukants

Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken

Robin “⁠ropz⁠” Kool

Havard “rain” Nygaard


/Telegrafi/