Sot (e diel) do të zhvillohet finalja e turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku do të ndeshen dy skuadrat më të mira të botës në CS:GO për momentin, FaZe dhe Na’Vi.
Të dyja ekipet kanë treguar lojëra fantastike gjatë këtij turneu Major, Na’Vi të cilët po mundohen ta fitojnë turneun e dytë Major radhazi, dhe FaZe me veteranin karrigan që po mundohen të fitojnë Majorin e tyre të parë.
Në ndeshjet e gjysmëfinales, FaZe mposhti ekipin Spirit, ndërsa Na’Vi mposhti ekipin ENCE.
Ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 20:00, ku të dyja ekipet do të garojnë për çmimin e vendit të parë, prej 500.000 dollarë.
Turneu i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pritet të jetë i mbushur plotë me shikues në sallën e sporteve Antwerp Sportpaleis.
Të gjithë sytë do të jenë nga tre lojtarët që kanë treguar lojë fantastike gjatë këtij turneu, dhe kanë statistikat më të mira nga formacionet e të dyja ekipeve.
Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev i cili është i pari me statistika gjatë turneut PGL Antwerp Major, me vlerësimin nga HLTV 1.28
Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy i cili renditet i dyti me vlerësimin nga HLTV 1.26.
Dhe në vendin e pestë renditet, Havard ‘rain’ Nygaard, me vlerësimin nga HLTV 1.19.
Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, duke filluar nga ora 20:00.
Këto janë formacionet e dy ekipeve finaliste:
Na’Vi
Oleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Kirill “Boombl4” Mikhaylov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valerii “b1t” Vakhovskyi
FaZe
Finn “karrigan” Andersen
Helvijs “broky” Saukants
Russel “Twistzz” Van Dulken
Robin “ropz” Kool
Havard “rain” Nygaard
/Telegrafi/