Telegrafi

Dy ekipet më të mira në botë Na’Vi dhe FaZe do të përballen në finalen e madhe të turneut IEM Cologne

(Foto: HLTV)

Më në fund ka ardhur momenti i finales në turneun IEM Cologne, i cili po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë.

Tani dy ekipet më të mira të botës Na’Vi dhe FaZe do të garojnë për çmimin e vendit të parë prej 400.000 dollarësh, si dhe për të treguar se cili është ekipi numër një në botë nga të dyja.

Na’Vi të cilët në krye me lojtarin më të mirë në botë ‘s1mple’ së fundmi po kalojnë në një formë fantastike, ndërsa ekipi FaZe pas rezultateve jo aq të mira dy turnetë e fundit, më në fund ka arritur të gjejë rrugën për një finale të radhës.

Ekipi i Na’Vi mposhti ekipin Astralis me rezultat 2-0 me mapa në gjysmëfinale, ndërsa FaZe mposhti ekipin Movistar Riders me rezultat 2-0.

Finalja e madhe do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 16:00, në formatin ‘Bo5’, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.

Më poshtë i gjeni formacionet e dy ekipeve:

Na’Vi

Aleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev
Denis “⁠electroNic⁠” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy
Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev

FaZe

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen
Helvijs “⁠broky⁠” Saukants
Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken
Robin “⁠ropz⁠” Kool
Havard “rain” Nygaard

/Telegrafi/