Site icon Telegrafi

Dy blerje të mëdha në derë – si do të luante Mourinho me Bale e Reguilon në skuadër

Pas humbjes në xhiron e parë ndaj Evertonit, Daniel Levy ka vendosur që të futet në afatin kalimtar edhe një herë për të forcuar ekipin e Jose Mourinhos.

Pas ardhjeve të Pierre-Emile Hojbjerg, Matt Doherty dhe Joe Hart, nuk janë mbushur të gjitha boshllëqet.

Presidenti i Spurs, Dainel Levy është në bisedime me Real Madridin për Gareth Balen dhe tashmë flitet se i ka siguruar shërbimet e tij për një vit si huazim.

Por nuk ndalet këtu. Levy e dëshiron edhe mbrojtësin e majtë të talentuar të Realit, Sergio Reguilon.

Do të ishte një goditje mahnitëse e dyfishtë nëse Levy i merr të dy dhe Jose Mourinho, pastaj do të kishte më shumë zgjidhje për formacionin startues.

Ardhja e Bale dhe Reguilon nga Bernabeu do t’i jepte Mourinhos më shumë liri taktike, duke e lejuar atë të kalonte në 4-3-3 dhe të shtynte më shumë para me anësorët e tij, se sa që bën me formacioni e tij të zakonshëm 4-2-3-1.

Bale mund të luajë në sulm me Son Heung-min dhe Harry Kanen.

Mourinho do të luante pastaj me tre mesfushor si Hojbjerg, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele, por edhe me opsione shumë kualitative si Harry Ëinks, Moussa Sissoko dhe Dele Alli. /Telegrafi/

Exit mobile version