Telegrafi

Dupreeh lojtari me fitimet më të mëdha në CS:GO, kjo është shuma të cilën e ka fituar

(Foto: HLTV)

CS:GO është njëra ndër video-lojërat më të paguara në eSports, ku lojtarët profesionist fitojnë shuma të mëdha nga turnetë që organizohen në mbarë botën.

Ndonëse lojtari më i mirë në botë për momentin është ukrainasi Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev nuk mund të themi se është edhe lojtari me fitimet më të mëdha në CS:GO.

Vendin e parë si lojtari me fitimet më të mëdha e mbanë lojtari i ekipit Vitality, Peter ‘dupreeh’ Rasmussen.

Dupreeh suksesin më të madh e ka arritur me ekipin Astralis ku kanë fituar katër turne Major dhe shumë turne të tjerë, ku ishin ekipi më i mirë në botë për dy vite radhazi.

Lojtari 29 vjeçar gjatë karrierës së tij  ka fituar më shumë se 2 milion dollarë nga turnetë profesional të CS:GO sipas esportsearnings.

Duke e lënë pas në vendin e dytë ish- bashkëlojtarin  e tij Xyp9x i cili ka fituar 1.97 milion dollarë.

Nuk dihet nëse për një kohë të shkurtër dikush do ta kaloj danezin dupreeh, pasi veterani ende është në formë të mirë dhe luan në njërin ndër ekipet më të mira të botës Vitality. /Telegrafi/