Telegrafi

Dukur luante te Man City dhe konsiderohej talent i madh – sot ai rregullon projektorët në stadium, nga ku ka postuar edhe video nga lartësia

Shay Logan është futbollist i klubit nga divizioni i dytë skocez, Cove Rangers, por karrierën e tij si profesionist e kishte nisur te Manchester City në ekipin e parë në vitin 2009.

Logan nuk e realizoi karrierën e madhe që ishte paralajmëruar dhe tani ka postuar një video në Tëitter në të cilën rregullon projektorët në stadiumin e Aberdeen, ku ishte edhe lojtar.

“Nga loja nën projektorët tek rregullimi i tyre”, ka thënë Logan në video, e cila e tregon atë në lartësi prej 15 metra mbi tokë i mbajtur me një lidhëse.

Përveç kësaj, Logan zbuloi katër vjet më parë se kur ishte anëtar i skuadrës së Aberdeenit në Ligën Premier të Skocisë, ai mësonte edhe punën si hidraulik.

Më pas, në një intervistë për BBC, ai tha se nuk donte të qëndronte në futboll pas karrierës së tij si lojtar, por dëshironte të ndiqte një punë tjetër.

Ai ishte i vetëdijshëm se nuk po bënte shumë para, jo aq të mëdha sa për të jetuar deri në pension, ku nisi të bëjë punë të tjera. Prandaj, pas stërvitjes, ai bëri punë hidraulike me një mik.

Logan e filloi karrierën e tij profesionale në futboll në vitin 2007 me Man Cityn. Ai gjithashtu ka luajtur për Grimsby Toën, Scunthorpe United, Stockport, Tranmere Rovers, Brentford, Aberdeen dhe Heart of Midlothian.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij më e lartë ishte 600 mijë euro. /Telegrafi/