“Çdo mëngjes bëj ushtrime të cilat zgjasin vetëm 10 minuta, ndërsa më kanë siguruar linjë të përsosur trupore”
Motra më e madhe e familjes Kardashian, Kourtney, stërvit me trajnerin personal, Amanda Lee. Ajo këshillon që stërvitjen ta filloni me 20 pompa. Duhet t’i kushtoni kujdes disa detajeve, transmeton Telegrafi.
I pari gjithsesi është që të mbani trupin drejt, të mbani të shtrënguar muskujt e vitheve dhe muskujt e mbigjurit. Pastaj vazhdoni me 15 tricepsa ekstensivë me pesha, por të filloni në atë mënyrë që të uleni në skaj të karriges apo tavolinës.
Në duar pas kokës mbani peshat, ndërkaq bërrylat duhet t’ju jenë afër kokës nën këndin prej 90 gradësh. Ngadalë ofroni duart mbi kokë, bërrylat le të jenë të lakuar pak dhe pastaj kthehuni në pozitën fillestare.
Radha është e muskujve të barkut. Shtrihuni në shpinë në dysheme apo në ndonjë sipërfaqe tjetër të rrafshët. Kombliku juaj patjetër duhet të jetë rrafsh para fillimit të ekzekutimit të ushtrimit.
Duart vendosni pas kokës apo në gjoks dhe lehtë ngrini kokën deri në momentin kur do të ndieni që më nuk mund ta ngrini, pastaj kthehuni në pozitën fillestare.
Qëndroni në shpinë, lakoni këmbët në gjunjë në 90 gradë dhe ktheni në njërën anë. Pastaj mbështetni butë shuplakat pas kokës dhe filloni t’i ngrini supet duke mos i ngritur gjunjët, as kërdhokullat, por t’i tendosni vetëm muskujt e barkut.
Vazhdoni të shtyni me shpinë me gjithë forcën. Supet duhet të jenë të ndara nga dyshemeja vetëm disa centimetra, ndërsa shpina juaj duhet të qëndrojë afër bazës. /Telegrafi/