Bayer Leverkusen ka postuar një video nga seancat stërvitore në rrjetet sociale.
Kryefjalë e videos ishte trajneri Xabi Alonso që u dhuronte diagonale lojtarëve të tij me një saktësi fantastike, të cilët më pas hidheshin në zonën e rreptësisë duke i jepnin fund aksionit.
“Trajneri ynë Xabi Alonso në punë”, shkruhet në postim.
Ping. 😮💨#Bayer04 #Werkself | @XabiAlonso https://t.co/ogFenGggj0 pic.twitter.com/jTrjFZASXf
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) October 16, 2023
Kujtojmë se Alonso u bë trajner i Bayer Leverkusenit në tetor të vitit 2022, ndërsa më parë drejtonte ekipin e të rinjve të Real Madridit dhe ekipin B të Real Sociedad.
Në sezonin e parë fitoi vendin e gjashtë në Bundesligë dhe u kualifikua në Ligën e Evropës.
Në sezonin aktual, të dytë, pas shtatë xhirove është në vendin e parë në kampionatin gjerman me 19 pikë, ndërsa mediat të shumta besojnë se ai në të ardhmen e afërt mund të bëhet trajner i Real Madridit.
Alonso e kaloi karrierën e tij të pasur si lojtar në Real Sociedad, Eibar, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Ai luajti si mesfushor i shkëlqyer dhe fitoi 16 trofe klubesh dhe dy tituj të Kampionatit Evropianë dhe një Kupë Bote me Spanjën. Ai doli në pension në vitin 2017 si anëtar i Bayern Munich. /Telegrafi/