Telegrafi

Duket se ka një fitues të qartë: Procesit të stërzgjatur të shitjes së Man United po i vije fundi

Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani është në prag të blerjes së Manchester United pothuajse një vit pasi Glazers e nxorën klubin në shitje. Familja mbretërore e Katarit thuhet se ka mposhtur konkurrencën nga Jim Ratcliffe dhe investitorët e tjerë dhe janë në afërsi të një marrëveshjeje historike.

Në nëntor të vitit të kaluar, familja Glazer njoftoi për një rishikim strategjik për të eksploruar mundësitë alternative të investimit, duke përfshirë një shitje të mundshme.

Sheikh Jassim dhe Jim Ratcliffe dolën si dy kandidatët kryesorë që konkurrojnë për shumicën e aksioneve në United, ndërsa disa fonde mbrojtëse amerikane hynë në garë për investimet pakicë.

Lexo po ashtu Ten Hag ka marrë vendim përfundimtar për Sanchon

Njëmbëdhjetë muaj më vonë, gjashtë vëllezërit Glazer vazhdojnë të vonojnë procesin, siç thuhet në mes të një hezitimi për të marrë para nga bashkëkryetarët e klubit Joel dhe Avram Glazer.

Sheikh Jassim dëshiron 100 për qind të United dhe është zotuar të pastrojë borxhin në rritje të klubit dhe të investojë në të gjitha fushat, nga skuadra e Erik ten Hag në rizhvillimin e Old Trafford dhe Carrington në komunitetin dhe infrastrukturën më të gjerë.

Ai thuhet se ka shkuar deri në 5.5 miliardë euro, duke paraqitur një ofertë të pestë dhe të fundit në qershor, e cila është më pak se çmimi i kërkuar prej gjashtë miliardë eurosh i Glazers.

Lexo po ashtu Deklarata e Ibrahimovic për Galzers, nuk do t'u pëlqej tifozëve të Man United

Ndërkohë, Sir Jim ofroi një tarifë të ngjashme për 67 për qind të aksioneve të familjes amerikane përpara se të raportohej të rishikonte qasjen e tij me një ofertë prej dy miliardë euro për vetëm 25 për qind.

Strategjia e re e shefit të INEOS, e cila ka të ngjarë të çojë në një blerje graduale, duket se i përshtatet dëshirave të Glazers më shumë sesa një shitje e plotë.

Megjithatë, Sheikh Jassim thuhet se është në prag të fitimit të garës për të trashëguar kontrollin dhe për të udhëhequr një epokë të re në Old Trafford.

Sipas gazetës së Katarit Alkass TV Sports, Sheikh Jassim është shumë afër përfundimit të një blerje të United. /Telegrafi/