Dukagjini ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Europa FC nga Gjibraltari kësaj radhe si mysafir me rezultat 3-2 për të kaluar në raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Fillimi i ndeshjes ishte i ashpër nga të dy skuadrat në start, ku secila kërkonte dominimin.
Dukagjini arriti të kalojë i pari në epërsi me Eljesa Zulfiun që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të (1-0).
Iljasa Zulfiu/Ilaz Zylfiu doubles the aggregate lead from the spot!
📽️ @Sohaib_That https://t.co/yJICY2GMNE— Football Report (@FootballReprt) July 20, 2023
Në minutën e 29-të të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë veta në fushë, pasi që Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq.
Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 38-të me Alberto Quintana që shënoi po ashtu nga pika e bardhë për 1-1.
Alberto Quintana halves the aggregate deficit from the spot
📽️ @Sohaib_That https://t.co/xGWEOIDvxQ— Football Report (@FootballReprt) July 20, 2023
Në këtë pjesë të parë të dy skuadrat kishin nga tri goditje në portë.
Me të filluar pjesa e dytë, Dukagjini arriti të marr sërish epërsinë, kur Altin Merlaku asistoi te Arbër Shala i cili shënoi për 2-1.
Në minutën e 79-të, Dukagjini siguroi fitoren kur shënoi Zulfiu për 3-1 pas asistimit të Merlakut.
Europa arriti ta hap ndeshjen edhe njëherë në minutën e 87-të kur Antonio Vera shënoi për 3-2.
Iljasa Zulfiu/Ilaz Zylfiu at the double!
Altin Merlaku with the assist!
📽️ @Sohaib_That https://t.co/xcmuHxgoSC— Football Report (@FootballReprt) July 20, 2023
Por vendasit mbetën me nëntë veta në fushë kur Manu Heredia u ndëshkua me kartonë të kuq.
Pasi kaloi këtë raund, në të dytin Dukagjini do të ndeshet me Rijekën. /Telegrafi/