Telegrafi

Dukagjini e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Rijekës

Foto: Arkiv/Dukagjini/Facebook

Dukagjini e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Rijekës, pasi është duke humbu 3-1.

Takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të skuadrës kroate, ndërsa aktualisht rezultati i përgjithshëm është 4-1.

Duket se skuadra nga Klina është e pafuqishme për të rikthyer rezultatin, ndërsa kjo do të thotë për ta eliminim nga Liga e Konferencës.

Por, në futboll asgjë nuk dihet deri në vërshëllimën e fundit dhe Dukagjinin mund të tentojë mrekullinë në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 27-të e takimit kur Rijeka shënoi nëpërmjet Marco Pasalic, për rezultatin 1-0.

Për 2-0 u përkujdes Franjo Ivanovic, që u mendua se do të demotivonte edhe më shumë skuadrën kosovare.

Mirëpo, Dukagjini u kundërpërgjigj me golin e Iljasa Zulfiji që shënoi në minutën e 42-të.

Kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këta tre gola, Rijeka shënoi për 3-1 me anë të Ivanovic (45+3′).

Në 45 minutat e dytë pritet të ketë më shumë intensitet në lojën e Dukagjinit, pasi nuk ka çfarë të humbë dhe do të synojë që së paku ta dërgojë ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/