Site icon Telegrafi

A duhet t’i tregoni dikujt se jeni e virgjër para se të flini me të?

Pavarësisht se a i tregoni a jo, kjo mbetet zgjedhja juaj dhe e askujt tjetër

Është trupi yt dhe është e drejta jote të ndani informacione për jetën seksuale, apo edhe t’i mbani ato informacione për vete.

Komunikimi është shumë i rëndësishëm kur është puna te seksi, e veçanërisht nëse ke ndjenja për dikë. Nëse jeni e sinqertë, ai do të jetë i aftë t’i kuptojë pasiguritë tua, transmeton Telegrafi.

Nëse vendosni t’i tregoni, bëjeni këtë në mënyrë të thjeshtë. Nuk është nevoja t’i tregoni të gjithë autobiografinë tënde sepse ai nuk do të ndjehet mirë, thjeshtë tregoni që nuk keni bërë seks asnjëherë.

Veç kësaj, është e rëndësishme të jeni e sinqertë edhe rreth ndjenjave tua, t’i tregoni atij se si po ndjeheni. Nervoze? E lumtur? E shqetësuar? E eksituar?

Nëse ai është person i mirë, do të përgjigjet në një mënyrë që do ta bëjë këtë eksperiencë më komode dhe më të mirë për të dy ju. /Telegrafi/

Exit mobile version