Në një transmetim të drejtpërdrejtë në CNN, një moment dramatik u regjistrua gjatë raportimit të gazetarit, teksa fragmente të raketave iraniane ranë mbi Tel Aviv.
Gazetari i CNN Jimm Sciutto raportoi drejtpërdrejt nga çatia e një ndërtese në Tel Aviv, ndërsa Irani lëshoi qindra raketa në Izrael, transmeton Telegrafi.
Në fillim të raportit, fragmente raketash të interceptuara nga sistemi izraelit i mbrojtjes kundërajrore bien në Tel Aviv, por ato janë mjaft larg nga vendi ku ndodhet gazetari.
Por ndërsa raportimi vazhdon, raketat po afroheshin gjithnjë e më shumë dhe situata po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Në një moment situata bëhet jashtëzakonisht e rëndë dhe gazetari thotë: “Duhet të zbresim urgjentisht nga çatia. Kjo ishte afër, po na bien shumë afër. Duhet të futemi brenda.”
“Të lutem kërko strehim”, i thotë prezantuesja Kaitlan Collins dhe së shpejti ka heshtje dhe raportimi ndërpritet. /Telegrafi/
Incredible. Chilling images on CNN as Iran launches a barrage of missiles on Tel Aviv, Israel, sending @JimSciutto and crew to seek cover. pic.twitter.com/d1zlq2xlD0
— Curtis Houck (@CurtisHouck) October 1, 2024