Bayern Munichu ka vuajtur te Sevilla në udhëtimin e vështirë në Spanjë që megjithatë përfundoi me fitore, por trajneri Jupp Heynckes ka pasur dy fjalë për skuadrën pas takimit.
Bayerni u gjend në disavantazh dhe arriti të rikuperojë me dy gola mjaft me fat.
Përkundër faktit se bavarezët fituan në këtë takim, Heynckes pati kritika për skuadrën e tij.
“Ne e kemi humbur topin shpesh dhe na mungoi struktura në mesfushë, kjo i lejoi Sevillas të krijojë raste”.
12 – Jupp #Henyckes (@FCBayernEN) is the first coach to win 12 consecutive games in the history of the champions league. Legend. #SEVBAY pic.twitter.com/bxXGuze8k5
— OptaFranz (@OptaFranz) April 3, 2018
“Ne u përmirësuam në pjesën e dytë dhe në fund merituam fitoren”.
“Psikologjikisht ishte me rëndësi që të barazojmë shpejt, edhe nëse ishte me pak fat. Por, nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve ne duhet të përmirësohemi”, u shpreh Heynckes.
Bayerni kështu bart një avantazh solid për ndeshjen kthyese në Allianz Arena. /Telegrafi/