Site icon Telegrafi

“Duhet të kemi turp, nuk më intereson kush do të jetë trajner i ardhshëm” – drejtori sporti i Bayern Munich me kritika për lojtarët

Pas humbjes shokuese nga Heidenheim mer rezultat 3-2, drejtori sportiv i Bayerni Munich, Max Eberl u shfaq shumë i zhgënjyer dhe i shqetësuar.

Këtë sezon, për herë të parë pas 12 vitesh, Bayern Munich do të mbetet pa titullin kampion gjerman, titullin do ta fitojë Bayer Leverkusen.

“Nuk mund të them shumë në këtë pikë. A jemi një skuadër e madhe? Nuk dukemi si e tillë tani”, ka thënë Eberl.

“Mënyra se si luajtëm nga 2-0 kundër Heidenheim, as nuk kemi nevojë të shkojmë në Londër kështu. Arsenali është akoma pak më i mirë se Heidenheim”.

“Duhet të ndryshojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kemi një ekip të plotë me anëtarë të kombëtareve, kampionë, fitues të Ligës së Kampionëve… Pres që të tregojnë më shumë”.

Kur u pyet për trajnerin që do të pasojë Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm, Eberl humbi durimin.

“Jam i shqetësuar për trajnerin e ri! Çfarë duhet t’i themi atij? Ne nuk e dimë nëse do të luajmë në Ligën e Kampionëve! Çfarë t’i themi atij trajnerit të ri?! Duhet të kemi pak turp dhe të tregojmë më shumë respekt për stemën e Bayernit”, ka thënë Eberl. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version