Site icon Telegrafi

A duhet të bëni dush në mëngjes apo në mbrëmje?

Foto: GettyImages

Mesiguri keni qenë ndonjëherë pjesë e debatit: a është më mirë të dush në mëngjes apo gjatë natës?

Disa njerëz preferojnë të freskohen me një dush në mëngjes, të tjerët ‘duhet’ të bëjnë dush para shtratit për të shmangur pa pastërtitë e grimit të ditës nga çarçafët e tyre, ndërsa disa bëjnë të dy.

Por, cili opsion është i duhuri?

Sipas Aragona Giuseppe, këshilltar mjekësor në ‘Prescription Doctor’, dushi në mëngjes ose natën, zakonisht bëhet duke u bazauar te preferencat personale dhe mënyra e jetesës.

“Një dush në mëngjes është ndoshta më i popullarizuar tek njerëzit pasi zgjon shqisat dhe ju freskon, duke ju bërë të gatshëm për ditën e ardhshme, megjithatë nuk është domosdoshmërisht më i mirë për ju” tha ai.

Përkundrazi, ai argumenton se një dush në mbrëmje është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur, për të zbutur tensionet nga palestra duke e lënë ujin e nxehtë të ‘godas’ shpatullat dhe shpinën, të largojë papastërtitë dhe gjithashtu të promovojë një gjumë më të mirë të natës pasi do të ndjeheni të pastër, të qetë dhe të përgjumur nga uji i nxehtë dhe avulli.

“Dobia kryesore e dusheve të natës është se gjatë ditës, trupi dhe flokët tuaj mund të mbledhin papastërti, veçanërisht në muajt e verës nga poleni, kimikatet dhe djersa”.

“Kështu që, nëse shkoni në shtrat pa dush, këto më pas do të transferohen në shtratin tuaj dhe çarçafë dhe jo vetëm që mund të promovojnë alergji gjatë natës, gjithashtu mund të shkaktojnë kruajtje të lëkurës, irritim, thatësi si dhe probleme të lëkurës së fytyrës siç janë puçrrat për shkak të çarçafëve të ndotur”.

Ndërsa ai thotë se është preferencë personale dhe e varur nga koha / puna, përgjithësisht, ai beson se një dush gjatë natës konsiderohet më i miri për pastërtinë dhe për promovimin e gjumit të mirë të natës. /Telegrafi/

Exit mobile version