Udhëtimi futbollistik i Reece Wabara shërben si një përrallë klasike e potencialit të paplotësuar, por se si ka arritur të krijojë pasuri është një rrëfim tjetër.
Ndërsa shumë yje të akademisë në Manchester City ëndërrojnë ta hapin e madh, jo të gjithë arrijnë ta bëjnë këtë gjë.
Wabara u ngjit në ekipin e parë të Man Cityt dhe madje shënoi një gol të paharrueshëm kundër Liverpoolit në FA Cup, por karriera e tij mori një rrugë tjetër.
Pavarësisht se ishte premtues, ai u huazua pasi debutoi me Man Cityn, ku pas një kohe ai përfundimisht la futbollin pas për të ndjekur një karrierë në modë, duke u larguar nga trajektorja tradicionale e një futbollisti.
Tani vlera e pasurisë së Wabara është afër 100 milionë euro, ndërsa ia ka rrëfyer se si la futbollin dhe iu dedikua karrierës tjetër.
“Është faji im, isha i vetëkënaqur, nuk bëra mjaftueshëm. Ishte shumë e lehtë deri në moshën 18, pastaj të gjithë filluan të kërkonin më shumë. Unë isha lojtari më i mirë. Ti je i ri, por nuk e ke atë mirëkuptim”.
“Të gjithë më thanë se sa i mirë do të bëhesha, se do të luaja për Anglinë, se do të isha mbrojtësi i ardhshëm i djathtë i Manchester Cityt. Por pastaj nuk isha mjaftueshëm i mirë dhe të gjithë më ulën”.
“Njerëzit më shihnin dhe bija në sy, si jo i përkushtuar, i fokusuar në biznes. Fillova biznesin e veshjeve, njerëzit thanë se doja thjesht të kisha një markë. Ata nuk e panë që të gjitha këto gjëra më plotësonin si qenie njerëzore. U përplasa me menaxherët dhe trajnerët shkaku i këtyre gjërave dhe më mendoj se isha keqkuptuar”.
“Vendosa të ndalem plotësisht sepse biznesi po shkonte shumë mirë dhe fokusi është i rëndësishëm. Isha 25 ose 26 vjeç, më duhej të bëja një zgjedhje, çfarë është më afatgjatë? Ku mund të jem më i miri nga më të mirët?”.
“Dhe për fat të keq në atë kohë mund të kisha luajtur në Ligën Premier, por për të qenë një fitues i Ligës së Kampionëve, fitues i Kupës së Botës kisha përqindje më të ulët. Më duhej të bëja zgjedhjen logjike dhe kjo ishte të vazhdoja biznesin dhe ta ngjitesha lart”.
“Jam i lumtur që humba mundësinë që të luaja për Man Cityn dhe Anglinë, që vlerësohej shumë. Por nëse do të mund ta jetoja përsëri jetën, do të doja të luaja në Ligën e Kampionëve ose Ligën Premier”, deklaroi Wabara. /Telegrafi/